E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, Hrebickova: Qeveria të angazhohet për plotësimin e kushteve

Prishtinë -Përfaqësues të pranisë ndërkombëtare dhe zyrtarë të institucioneve të vendit, u takuan sot në një tryezë në Prishtinë për të debatuar rreth mundësive që ka Kosova për përfshirje në procesin e liberalizimit të vizave nga Bashkimi Evropian. Ambasadorja e Republikës së Çekisë, Janina Hrebickova, vendi i të cilës ka kryesimin e radhës së BE-së tha se është çështje e Qeverisë së Kosovës të angazhohet në plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave.

Ndërsa ministri Zenun Pajaziti tha se qeveria e ka miratuar një dokument për plotësimin e njëanshëm të kushteve për heqjen e vizave nga ana e BE-së. Pajaziti po ashtu tha se nuk është vetëm çështja e pasaportave biometrike që mundëson liberalizimin e vizave, por një sërë kushtet politike dhe ekonomike që duhet të plotësojë vendi.

Ndërkaq Verena Knaus, nga Iniciativa Evropiane për Stabilitet, deklaroi se rruga e vetme e cila duhet ndjekur BE-ja, pas liberalizimit të vizave që pritet ti bëjë Serbisë, është të përpilojë një agjendë të qartë që do ta përfshinte Kosovën në procesin e liberalizimit. (rtk/start)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›