E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kthimi i pronave, ligjet pro përshpejtimit të procesit

Komisioni i ligjeve i ka hapur dritën jeshile kërkesës së mbërritur nga Ministria e Drejtësisë për përshpejtimimin e procesit të kthimit dhe të kompensimit të pronës. Anëtarët e komisionit votuan pro shkrirjes së zyrave rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronës, përgjegjësi të cilat tashmë i takojnë vetëm Zyrës qendrore në Tiranë. Kësaj zyre i lihet në dizpozicion edhe një periudhë tjetër 2-vjeçare, në mënyrë që të shqyrtojë 8 mijë kërkesat e reja të mbërritura nga pronarët në adresë të saj.
Shtyrja e afatit të trajtimit të kërkesave në lidhje me kompensimin e pronës, sipas kreut të AKKP ishte e nevojshme. Sipas tij me përfundimin e kompensimit financiar, brenda vitit 2011 do t’i hapet rruga edhe kthimit fizik të pronës. Në komision u propozua edhe thjeshtimi i disa burokracive në lidhje me dokumentacionin që duhet të plotësojnë pronarët që aplikojnë për kompensim.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›