Kthimi i prones 322 padi kunder AKKP-se
Agjencia Kombetare e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave eshte vene nen shenjester per vendimet e dyshimta qe ka marre kohet e fundit. Gjate vitit 2010 kjo agjenci eshte paditur 322 here ne Gjykaten e Tiranes ku qindra shtetas pretendojne se vendimet duhen shfuqizuar. Proceset gjyqesore vazhdojne te jene te shumta ndersa ato zvarriten pafundesisht. Sipas gjyqtareve paditesit dhe te paditurit kane dokumente te ndryshme per nje prone pra te gjitha jane origjinale. Vendimet per keto padi zvarriten per te vetmin shkak se ka shume procedura qe duhen ndjekur ndersa nje nga shkaqet eshte edhe mungesa e gjykates administrative e cila mund tu heqe nje barre te rende Gjykates se Tiranes.
Nderkohe burime nga Prokuroria e Pergjithshme thane se prane ketij institucioni ka shume ankesa per Agjencine e kthimit dhe Kompensimit te Pronave ndersa disa nga akuzat e rretheve kane filluar hetimet pas ankesave. Nje nder to eshte edhe Prokuroria e Tiranes e cila ka nen hetim disa nga vendimet per kthimin e pronave ne zonat ne periferi te kryeqytetit. Madje per keto ceshtje jane marre edhe zyrtare te pandehur.
Problemet me te medha te pronave jane ne zonat bregdetare kryesisht ne qytetet e Durresit Kavajes e Vlores. Prokurorite e ketyre qyteteve kane filluar hetimet ndersa disa nga mbivendosjet masive te pronave eshte regjistruar ne zonat e Gjirit te Gjeneralit ne Kavaje dhe ne Gjirin e Lalzit ne Durres. Per ceshtjen e fundit Njesia Task-Force ne Prokurorine e Tiranes ka perfunduar hetimet dhe i ka komunikuar akuzen e shperdorimit te detyres ish-kreut te AKKP-se dhe te dy topografeve. Megjithate dosja nuk eshte derguar ne gjykate pasi organi i prokurorise po pret vendimin e gjykates per kete ceshtje pasi me pare palet kishin ankimuar vendimin e AKKP-se.