Prefekti i Korces mbyll gojen pas konfirmimit te skandalit
Dhunimi i varreve te vjetra te Boboshtices eshte tashme fakt dhe pervec Komunes se Drenoves edhe policia dhe Prokuroria e Korces e konfirmojne nje gje te tille. Por prefekti i Korces Andrea Mano i cili pergjigjet per mbarevajtjen e puneve ne te gjitha njesite vendore te qarkut nuk ka pasur asnje reagim ne lidhje me ceshtjen. Dy dite me pare prefekti kerkoi nje takim me gazetaret e Korces per te shprehur indinjaten e tij ne lidhje me djegien e disa kurorave me lule ne memorialin e Boboshtices dhe deklaroi se nuk mund te fliste per dhunim varresh per sa kohe nuk kishte konfirmim per kete. Dje kur konfirmimi erdhi nga policia dhe Prokuroria e Korces prefekti qe duhet ti kerkoje falje medias qe e publikoi kete skandal nuk pranoi te prononcohej.