E Shtunë, 31 Tetor 2026

Portugalia: Ekonomia, jo gjendje kritike

Portugalia mohoi spekulimet se e ka gjithmonë e më të vështirë të marrë kredi nga autoritetet ndërkombëtare, pasi raportet për borxhet e saj janë bërë më shqetësuese se kurrë.
 

“Nuk ka arsye për të menduar se Portugalia nuk ka kushtet e duhura për të vazhduar të konkurrojë në treg”, deklaroi Ministri i Kabinetit, Pedro Silva Pereira.

Më parë, Banka Qëndrore Europiane ndërhyri duke blerë borxhin e Portugalisë, pasi kuotimet e vendit ranë ndjeshëm në bursat ndërkombëtare.

Qeveria e Lisbonës është duke luftuar aktualisht me defiçitin tejet të lartë buxhetor, ndërsa besohet gjerësisht se pas Greqisë dhe Irlandës, Portugalia mund të shndërrohet në vendin e tretë të eurozonës që do të zhytej në krizë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›