Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti këtë të diel (27 gusht) pritet të jetë nën ndikimin e kthjellimeve në pothuajse të gjithë territorin, por herë pas here do të ketë kalime të lehta të vranësirave, kryesisht në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat minimale do të jenë 19-20 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 36-37 gradë Celsius.
Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë kryesisht në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 17°C deri në 35°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 40 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.
/rtsh.al/