Plagosje me thikë në Bulqizë, arrestohet 18-vjeçari

Një plagosje me thikë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Ostren të Bulqizës.
Sipas burimeve të policisë, një 18 vjeçar me iniciale A.A, banues në Ostren ka plagosur me thikë B.K.,25 vjeç, banues po në Ostren, ky i fundit po merr ndihmë mjekësore në spital.
Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe shtetasi K.K., i cili ka ndërhyrë për të shuar sherin mes tyre.
Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes ndërsa vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
/rtsh.al/