E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

I riu qëllon për vdekje 3 persona me ngjyrë në Florida, më pas vetëvritet. Policia: Sulmi me motive raciste

Një person ka qëlluar për vdekje tre njerëz me ngjyrë në një dyqan në Florida.  Zyrtarët e policisë së Floridas bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një krim me bazë raciste.

Autori i krimit ka hyrë i maskuar në dyqan dhe ka qëlluar për vdekje tre personat me ngjyrë në Jacksonville të Floridas, në lagjen Dollar General ku dominojnë afrikano-amerikanët.

Sipas zyrtarëve, autori e kishte lyer armën me shenjën svastika (kryqin e thyer të nazistëve), ndërkohë që më parë ai kishte publikuar edhe shkrime me bazë raciste në rrjetet sociale.

Sherifi i policisë së Jacksonville T.K. Waters tha në një konferencë për shtyp se sulmi që la të vdekur dy burra dhe një grua ishte “padyshim me motive raciste”

“Ai i urrente njerëzit me ngjyrë” tha Waters pasi shqyrtoi shkrimet e autorit të krimit, të cilat iu dërguan zyrtarëve federalë të zbatimit të ligjit pak para sulmit.

Ai shtoi se personi i armatosur veproi i vetëm dhe “nuk ka asnjë provë që vrasësi është pjesë e ndonjë grupi më të madh”.

Waters tha se qitësi, i cili ishte rreth të 20-ave, përdori një pistoletë Glock dhe një pushkë gjysmë automatike AR-15 me të paktën njërën prej tyre të lyer me svastika.

Sipas shefit të policisë, autori kishte veshur antiplumb, ndërsa tha se vrasësi dikur ishte përfshirë në një incident të dhunës në familje në vitin 2016 dhe një herë ishte dërguar në mënyrë të pavullnetshme në një spital psikiatrik për ekzaminim, transmetojnë mediat amerikane.  

Zyrtarët nuk i dhanë menjëherë emrat e viktimave dhe të autorit.

Sherifi tha se personi i armatosur kishte lënë pas në shkrimet e tij prova që i bëjnë hetuesit të besojnë se ai kreu krimin sepse ishte përvjetori i pestë kur një tjetër i armatosur hapi zjarr gjatë një turneu video lojërash në Jacksonville, duke vrarë dy persona përpara se të vetëvritej.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›