E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku dhe si zbatohet ligji

26/02/2009  Bazë të re ligjore për deklarimin e konsumit të energjisë nga tregtarët

Zbatim i detyrueshëm për llojet e pajisjeve për përdorim shtëpiak

Shitësit e pajisjeve elektroshtëpikave duhet t’i nënshtrohen deklarimit të konsumit të energjisë. Qeveria ka miratuar mbledhjen e ditës së djeshme projektligjin që përcakton detyrimet për publikimin e informacionit të konsumimit të energjisë dhe të burimeve të tjera kryesore, veçanërisht nëpërmjet mënyrave të etiketimit e të informacionit për produktin. Sipas këtij drafti, duhet publikuar edhe informacioni plotësues për disa lloje pajisjesh për përdorim shtëpiak, duke i mundësuar konsumatorit zgjedhjen e pajisjeve për përdorim shtëpiak më efiçente ndaj energjisë. Projektligji saktëson se zbatimi është i detyrueshëm për llojet e pajisjeve të mëposhtme për përdorim shtëpiak, edhe në rast se ato shiten për përdorim joshtëpiak. Në draftin ligjor që mori mbështetjen e trupës ministrore, thuhet se nuk janë të detyruar të zbatojnë sanksionet e paraqitura shitësit që tregtojnë pajisjet për përdorim shtëpiak të përdorura dhe etiketa të tjera të fiksuara në pajisjet për përdorim shtëpiak, që për arsye sigurie japin informacion për indikatorët e fuqisë. Në projektligj thuhet se informacioni në lidhje me konsumimin e energjisë elektrike, të formave të tjera të energjisë, burimeve të tjera kryesore dhe informacioneve plotësuese sillen në vëmendje të konsumatorit nëpërmjet një skede informative dhe një etikete për pajisjen për përdorim shtëpiak të ofruar për shitje, dhënie me qira, shitje me këste ose të ekspozuar për përdoruesin e fundit. Dokumentacioni teknik hartohet në mënyrë të tillë që të mundësojë vlerësimin në mënyrë të mjaftueshme të saktësisë së informacionit të dhënë në etiketë dhe skedën informative. Sipas draftit, furnizuesi harton dokumentacionin teknik, të cilin e mban për qëllime kontrolli për një periudhë 5-vjeçare nga prodhimi i produktit të fundit. Në rastet kur pajisjet përkatëse ofrohen për shitje, qira ose blerje me këste, me postë, me katalog ose ndonjë mënyrë tjetër, nëpërmjet së cilës konsumatorët potencialë nuk mund të shohin pajisjen e ekspozuar, konsumatorëve potencialë u sigurohet përpara blerjes informacioni kryesor, i specifikuar në etiketë ose në skedën informative. Projektligji thekson se informacioni në lidhje me konsumimin e energjisë elektrike sillen në vëmendje të konsumatorit nëpërmjet një skede informative dhe një etikete për pajisjen për përdorim shtëpiak, të ofruar për shitje, dhënie me qira, shitje me këste ose të ekspozuar për përdoruesin e fundit. Dokumentacioni teknik hartohet në mënyrë të tillë që të mundësojë vlerësimin në mënyrë të mjaftueshme të saktësisë së informacionit të dhënë në etiketë dhe skedën informative. Projektligji nënvizon se detyrimi për kontrollin e zbatimit të ligjit në lidhje me efiçencën e energjisë kryhet nga struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut në ministrinë që mbulon tregtinë. Po ashtu saktësohen edhe masat ndëshkuese që do të merren në rast shkeljesh.

Mbikëqyrja e tregut

Detyrimi për kontrollin e informacionit të produkteve në lidhje me efiçencën e energjisë kryhet nga struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut në ministrinë që mbulon tregtinë.

Struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut ka këto kompetenca:

Urdhëron përgatitjen e etiketave dhe të skedave informative në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe të akteve nënligjore, në zbatim të tij vetëm kur ka të dhëna për të kundërtën.

Kërkon nga furnizuesi dokumentacionin teknik, kur ka arsye të dyshojë për pasaktësi në informacionin e etiketave ose të skedave informative.

Merr mostra dhe kryen teste të konformitetit për saktësinë e informacionit. Në rastet kur në bazë të një raporti testimi zbulohet se furnizuesi nuk ka dhënë informacionin e saktë ose ai është çorientues, të gjitha shpenzimet për kryerjen e raportit të testimit mbulohen nga furnizuesi.

Urdhëron furnizuesin të marrë masa për të siguruar informacionin e saktë në etiketë ose skedën informative brenda një afati kohor të përcaktuar.

Urdhëron me shkrim furnizuesin të ndalojë shkeljen, në rastet kur etiketa është bashkëngjitur në mënyrë të paligjshme.

Urdhëron tërheqjen nga tregu, ndalon shitjen ose lëvizjen e lirë të pajisjes, në rast se shkelja vazhdon, pra pajisja nuk përmbush detyrimet e përcaktuara në këtë ligj. Në këto raste struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut njofton ministrinë përgjegjëse për tregtinë/industrinë, së bashku me shpjegimet për këto masa.

Kundërvajtjet administrative

Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjoba.

Shkeljet me karakter administrativ verifikohen dhe dënohen nga struktura përgjegjëse e mbikëqyrjes së tregut.

Gjoba vendoset brenda 2 muajve nga data kur është konstatuar shkelja.

Personi që ka bërë shkeljen duhet ta shlyejë gjobën brenda 10 ditëve nga data e marrjes njoftim për vendosjen e saj.

Gjoba e vendosur në zbatim të këtij ligji është titull ekzekutiv dhe ekzekutohet nga zyrat e përmbarimit, në rast se nuk shlyhet në kohë nga personi që ka kryer shkeljen.

Kundër vendimit të strukturës përgjegjëse për mbikëqyrjen e tregut personi ndaj të cilit është vendosur masa administrative ka të drejtë të bëjë ankim.

Të dhënat që burojnë nga vjelja e gjobave derdhen në buxhetin e shtetit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›