E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çështja Basha, sot në Gjykatën e Lartë

Gjykata e Lartë pritet të shqyrtojë sot çështjen në ngarkim të ish ministrit të Transporteve, Lulzim Basha. Sipas prokurorisë, Lulzim Basha në kohën kur mbante postin e Ministrit të Transporteve, në bashkëpunim me ish-drejtorin juridik të këtij dikasteri ka abuzuar me fondet për ndërtimin e segmentit Rrëshen-Kalimash, pjesë e rrugës Durrës-Kukës. Hetimet për abuzimet me fondet nisën në fillim të vitit 2007 nga Prokuroria e Tiranës. Fillimisht nën akuzë u vunë: ish-zv/ministri i Transporteve, Armand Teliti, ish-drejtori juridik i këtij institucioni, Andi Toma dhe ish-drejtoresha e Përgjithshme e Rrugëve, Lejla Saraçi. Pritet që Ish ministri i Transporteve Basha të paraqitet sot në Gjykatën e Lartë sepse kjo seancë është kërkuar nga vetë ministri. Basha do të njihet zyrtarisht me akuzat e ngritura nga prokuroria, pasi deri më tani ka refuzuar të firmosë të gjitha aktet në ngarkim të tij

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›