SHBA: Prona private problem serioz në Shqipëri
26/02/2009 Departamenti amerikan i Shtetit publikon raportin vjetor
Zgjidhja e ccështjes së pronave, respektimi i të drejtës së të pandehurve për procese të drejta gjyqësore, kushtet e burgimit, ligji i Lustracionit etj, janë disa nga ccështjet që Departamenti amerikan i Shtetit përfshin në raportin vjetor për Shqipërinë. Në kapitullin për Shqipërinë, në raportin mbi gjendjen e të drejtave të njeriut gjatë vitit 2008, i cili është bërë publik dje theksohet se prona private vazhdon të jetë një problem i konsiderueshëm në Shqipëri. Lidhur me këtë çështje në analizën vjetore të Departamentit amerikan të Shtetit ngrihet problemi i hendekut mes kompetencave të kufizuara të ombudsmanit për të vepruar dhe ankesave që vijnë pranë tij lidhur me çështjen e pronave. Në komentet lidhur me të drejtën për një proces gjyqësor të hapur dhe të drejtë, Departamenti i Shtetit jep komentet e tij mbi ligjin e pastërtisë së figurave. Raporti thekson se ky ligj është formuluar me terma të mjegullta që i japin qeverisë hapësirë tepër të gjerë për të përcaktuar vetë se çfarë nënkuptohet nga aktiviteti politik i ish-zyrtarëve të sistemit komunist, duke i dhënë dorë të lirë të vendosë se kush do të shkarkohet nga detyra. Raporti nënvizon edhe konfliktin e lindur ndërmjet ekzekutivit dhe gjyqësorit nga ky ligj, pasi pritet që ligji të prekë një numër anëtarësh të Gjykatës Kushtetuese. Departamenti i Shtetit në raportin e tij ngre gjithashtu shqetësimin lidhur me kushtet në burgje, të cilat ende nuk përmbushin standartet ndërkombëtare. Po kështu, në raport përmendet edhe rasti i 7 të ndaluarve në një rajon policie që ishin mbajtur mbi 15 ditë, pra për një kohë shumë më të gjatë se periudha prej 48-orësh që lejohet për ndalim para gjykimit.