E Shtunë, 31 Tetor 2026

Doganat denoncuam eksportet e dyshimta te naftes Virgin para Priftit

Drejtoria e Pergjithshme e Doganave sqaron se ka filluar verifikimet qe ne muajin mars 2010 per eksportet me strukturat homologe fqinje ndersa pret konfirmimin e autoriteteve doganore italiane per sasine e eksportit te Virgin

Dyshimet per eksportet fiktive te naftes Virgin kane nisur kohe me pare para se ish-ministri Dritan Prifti te jepte keto te dhena ne media dhe me pas ne prokurori. Ne muajin mars te vitit 2010 autoritetet doganore te vendit u jane drejtuar strukturave homologe per verifikimin e rasteve te dyshimta ndersa pergjigjet dhe rezultatet e hetimit u jane vene ne dispozicion ne vazhdimesi organeve kompetente shqiptare. Nje gje e tille eshte bere e ditur nje dite me pare nga Drejtoria e Pergjithshme e Doganave ku permes nje deklarate per shtyp zedhenesja e ketij institucioni Elvana Bicolli ka bere te ditur se investigimet per kontrabanden e naftes kane nisur kohe me pare para se deputeti Prifti te jepte keto te dhena kur ne muajin mars 2010 autoritetet doganore u jane drejtuar strukturave homologe per verifikimin e rasteve te dyshimta. Per kete zedhenesja e doganave Bicolli deklaroi se Drejtoria e Doganave ka vene ne dispozicion te organit hetimor te prokurorise te gjitha te dhenat me qellim qe skandali i naftes te zbardhet sa me pare. Nderkohe Bicolli ben me dije se institucioni qe ajo perfaqeson po bashkepunon me doganen italiane ne lidhje me ceshtjen e shperdorimit te naftes se shtetit. Ne muajin mars 2010 autoritetet doganore u jane drejtuar strukturave homologe per verifikimin e rasteve te dyshimta. Rezultatet e hetimit u jane vene ne dispozicion ne vazhdimesi organeve kompetente - citon deklarata e Drejtorise se Pergjithshme te Doganave. Bicolli ka sqaruar gjithashtu se ne lidhje me eksportet shqiptare me destinacion Libine autoritetet doganore ne mungese te nje marreveshje dy-paleshe per asistence te ndersjelle administrative ne fushen e veprimtarise doganore e kane te pamundur verifikimin e tyre ne shtetin libian. Autoritetet Doganore Shqiptare vazhdojne investigimin per kete ceshtje dhe informojne ne vazhdimesi per cdo rast organet kompetente duke dhene njekohesisht dhe nje ekspertize profesionale - eshte shprehur Bicolli.

Autoritetet Doganore Shqiptare vazhdojne investigimin per kete ceshtje dhe informojne ne vazhdimesi per cdo rast organet kompetente duke dhene njekohesisht dhe nje ekspertize profesionale. Rezultate e arritura ne hetimin e kesaj ceshtje jane mbeshtetur kryesisht ne ekspertizen teknike dhe dokumentacionin e vene ne dispozicion nga Autoritetet Doganore- shprehet me tej zedhenesja e Drejtorise se Doganave. Ne deklaraten e saj Drejtoria e Pergjithshme e Doganave garanton nderkohe publikun se ne veprimtarine e saj ne teresi dhe ne punen e saj investiguese ne vecanti nuk influencohet nga asnje nderhyrje e cfaredo lloji qofte ajo.

Masa e arrestit

Sot komunikimi i akuzave vecmas per secilin

Sot pritet qe grupi i 13 te arrestuarve te paraqiten para gjykates per tu njohur me akuzat dhe tu vleftesohen kushtet e zbatimit te masave te arrestit te dhena nga Gjykata e Tiranes. Burime nga organi i akuzes pohuan se keto masa jane caktuar ne nje fshehtesi te plote nga gjyqtarja Blerina Muca nje jave me pare ndersa pritet qe sot te akuzuarit te japin versionin e tyre rreth akuzave te Mashtrimit me pasoja te renda Shperdorimit te detyres Falsifikimit te dokumenteve dhe Pastrimit te produkteve te vepres penale te parashikuara nga nenet 143/2 248 186 dhe 287 te Kodit Penal. Sipas te dhenave te prokurorise mesohet se secilit nga te arrestuarve do ti komunikohen akuzat vecmas nga njeri-tjetri ndersa paraprakisht ata kane dhene versionet e tyre per hetuesit ne ambientet e policise se kryeqytetit. Pas ekzekutimit te vendimeve te Gjykates dhe shoqerimit ne polici te te akuzuarve atyre menjehere u eshte dhene mundesia te kontaktojne me avokatet mbrojtes te cilet kane qendruar dy nete me pare dhe dje per ore te tera prane Drejtorise se Policise se Tiranes duke asistuar klientet gjate dhenies se deklarimeve.

Te arrestuarit

Hajri Hajredin Elezaj pronari i kompanise Euro-oil sh.a njekohesisht dhe anetar i konsorciumit US Balkan Capital Fund Inc. Euroil sh.a. and NSF Partners amp Vitol Group si dhe pronar i stabilimentit te ujit Lajthiza me qender ne Qafe Mali te Kukesit.

Ilias Isa Fisheku administrator i kompanise Fisheku sh.a

Martin Ilias Fisheku djali i Iliasit ndihmes administrator i kompanise Fisheku sh.a

Bajram Isa Fisheku vellai i Iliasit ndihmes administratori i kompanise Fisheku sh.a

Dashamir Veiz Kasaj specialist dhe kontrollor i tatimpaguesve te medhenj te TVSH-se prane Tatimeve.

Edmond Kaso Ferraj doganier vleresues fizik ne doganen e Vlores

Flamur Rexhep Merkaj administrator i nje pike karburanti

Vladimir Kilo Koteci shofer

Gani Llazar Prence shofer

Reshat Hamza Aleksi magazinier

Kadri Rakip Hajredini magazinier

Gazmend Serjani shofer

Fadil Abdurrahmani shofer

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›