Lidhi dhe vodhi pronaret e shtepise pranga hajdutit nga Vlora
Nje 41-vjecar nga Vlora eshte vene ne prangat e policise se ketij qyteti pas nje operacioni te organizuar per kapjen e tij. Lajmi eshte bere i ditur dje nga burime te policise se qytetit bregdetar te Vlores sipas te cilave operacioni i quajtur Babica -2 beri te mundur kapjen dhe ndalimin e Dashamir Hakim Gudaj 41 vjec lindur dhe banues ne lagjen Partizani Vlore. Sipas policise ndalimi tij u be per arsye se ne shtator te viti te kaluar ne bashkepunim me shtetasin Genci Bardhosh Islamaj 35 vjec lindur dhe banues ne fshatin Babice e Vogel te Rrethit Vlore kane hyre te maskuar ne banesen e shtetasve Irfane e Myqerem Bushaj. Policia tha gjithashtu se ne banesen e cila ndodhej ne fshatin Babice e Vogel te Rrethit Vlore ata kane vjedhur nen kercenimin e armes nje aparat telefoni celular te markes Nokia 8.000 lek te reja si dhe disa bizhuteri. Te dy bashkepunetoret nen kanosjen e armes kane lidhur te demtuarit me mjete rrethanore dhe pasi kane realizuar vjedhjen jane larguar duke i lene te lidhur bashkeshortet Irfane e Myqerem Bushaj. Ne momentin e kapjes Gudajt iu gjet dhe sekuestrua ne cilesine e proves materiale aparati telefonik tip Nokia i vjedhur ne banesen e mesiperme.