Ku do festojnë shqiptarët?

Shqiptarët do të festojnë në shtëpi me familjet.
Vetëm pak orë para festës së Vitit të Ri qytetarët shprehen se çmimet e larta në restorante dhe pamundësia ekonomike ka bërë që të zgjedhin të festojnë në shtëpi.
Megjithatë ka edhe prej atyre të cilët deklarojnë se ambjenti familjar është më i këndshëm dhe për këtë kanë nuk kanë zgjedhur restorantin.
Pavarësisht nëse do të festojnë në restorante apo në shtëpi të gjithë shprehen se do të festojnë me shpresën për një vit më të mbarë.