PAK kundërshton ndryshimin e statuseve nga qeveria

Personat me aftësi të kufizuar kanë reagurar kundër iniciativës së qeverisë për ndyshimin e statuseve të paraplegjikëve dhe të verbërve. Që nga viti 1996 ata rimburosheshin për energjinë elektrike, përdorimin e telefonit dhe për përdorimine e shërbimit urban.
Ndryshimet ligjore të disa ditëve më parë do ti japin të drejtë qeverisë të përcaktojë shumë e subvencionimit të këtyre shërbimeve. Kryetari i shoqatës së të verbërve Sinan Tafa i bën thirrje qeverisë që të reflektojë ose në të kundërt ata do të dalin të protestojë, në ditët e para të vitit të ardhshëm.
Shoqata e të verbërve shpreh shqetësimin se draftligjet janë bërë pa u konsultuar me ta dhe jashtë dijenisë së tyre. Vetëm në fillim të dhjetorit personat me aftësi të kufizuar denocuan faktin se në subvencionimin e konsumit të energjisë elektrikte mijëra persona përfitonin në mënyrë abusive.