E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daçiç: BE duhet të ketë qëndrim më neutral për Kosovën

Zv.kryeministri dhe njëkohësisht ministër i brendshëm i Serbisë Ivica Daçiç deklaroi se Bashkimi Evropian duhet të ketë një qëndrim më të balancuar dhe më neutral në raport me çështjen e Kosovës.

Ai shtoi se Evropa duhet të kuptojë dhe të respektojë interesat legjitime të serbëve dhe shqiptarëve.

“Është e rëndësishme veçanërisht që të ketë një qëndrim neutral veçanërisht për shkak se disa shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën”, tha ai për Radio Serbinë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›