E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Ku është dritarja”, batuta e Sulës në studio: Zoti i ka ndarë gjërat, na solli në këtë botë lakuriq, për të na marrë sërish lakuriq

Deputeti demokrat Dashnor Sula, i ftuar në studion e Quo Vadis, të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, tha se sot situata në Shqipëri është shumë e rëndë.

Megjithatë sipas Sulës, askush nuk është i përjetshëm, duke theksuar se në fund të gjithë në të njëjtin vend do të shkojnë.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Rama ka thënë që 65 mijë prindër janë pro mbylljes së TikTok?

Sula: (Qesh), ku është dritarja. Këta janë çmend, po jo vetëm njëri, janë çmend të gjithë.

Borakaj: Mund tu duket si autogol që dilni dhe protestoni? Pse në 15 mars që është e njëjta ditë me Gërdecin?

Sula: E kam thënë dhe në parlament, Rama, Veliaj e një pjesë e politikës këtu nuk jeton me realitetin shqiptar. Ata jetojnë në një botë virtuale si Bitcoin. Kmei arrit në një moment që nuk di çfarë të them. Çdo diktaturë kishim frikë të hapnim gojën, jo të flisje, por unë kam besim që kur thotë populli trashet zullumi dhe këputet, çdo gjë ka një fund. Rama nuk do jetojë 500 vite. Më tha një miku im që është i majtë, tha isha bashkë me gruan në një varrim dhe aty pamë edhe varrin e një të pasuri dhe të një shërbëtoreje. Zoti i ka bërë mirë gjërat, vjen në këtë botë lakuriq, e do ikësh nga kjo botë lakuriq.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›