E Hënë, 2 Nëntor 2026

Kush është politikani më i kërkuar në rrjet nga shqiptarët? Kallanxhi: Qytetarët e Elbasanit “vdesin” për Arlind Qorin, por tjetërkush kryeson

Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi, i ftuar në Quo Vadis të moderatores, Pranvera Borakaj në Vizion Plus, dha disa të dhëna interesante sa i përket intersit të qytetarëve shqiptarë në google për politikanët.

Kallanxhi tha se politikani më i kërkuar në Google search është kryeministri Edi Rama, dhe pas tij vjen kreu i PD, Sali Berisha.

Sipas Kallanxhit suprizë mbetet qyteti i Elbasanit ku politikani më i kërkuar në rrjet është Arlind Qori.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Tomi sa interes ka për politikën në rrjetet sociale?

Kallanxhi: Shumë interes. Edhe në google search ka shumë interes.

Borakaj: Çfarë kërkojnë më shumë?

Kallanxhi: Shqipëtarët kërkojnë të dinë kur ka festa zyrtare.

Borakaj: Kush ëhstë politikani më i kërkuar?

Kallanxhi: Edi Rama, i ndjekur nga Berisha.

Borakaj: Po Ilir Meta?

Kallanxhi: Në Tiranë është 50% Rama, 29% Berisha, 6% Arlind Qori, 7^ Lapaj dhe 8% Shehaj.

Borakaj: Po Veliaj?

Kallanxhi: E kam vetëm me kryetar partie. Më ka bërë përshtypje interesi i Elbasanit për Arlind Qorin, është mbi 30%.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›