Bertani, në Turqi me "Damla Damla"

Kantautori Bertan Asllani, i cili po zhvillon karrierën muzikore në Turqi, ka përfunduar xhirimet për videoklipin e këngës "Damla Damla", për të cilën ka njoftuar se do të publikohet shumë shpejt.
Ka ca kohë që ai është gjithmonë në udhëtim Shkup-Stamboll, pasi atje po punon projektet e reja për tregun muzikor turk.
Ndërkohë, ai vazhdon të jetë i dashuruar me pop këngëtaren Tamara Todevska, me të cilën ka një lidhje prej dy vitesh. /Indeksonline/