Precedenti i Erjon Veliajt - vodhi 7 miliardë lekë përmes skemave fantazmë për mbështetjen e të rinjve
Drejtuesi i G 99-s dhe aleati më i ngushtë i Edi Ramës, Erjon Veliaj njihet si një nga politikanët hajdutë, ndër më ekzemplarët që ka zhvatur plot 7 miliardë lekë, donacione këto që si destinacion parësor kishin hapjen e vendeve të reja për punësimin e të rinjve, trajnimet dhe zhvillimin e fushave të studimit. Faktikisht, këto 7 miliardë lekë ashtu sikurse edhe këto 1.5 milionë dollarë të zhvatura nga Edi Rama dhe Bashkia e Tiranës, vazhdojnë të mbeten pjesë enigmatike, porsa kohë nuk janë konvertuar në investime ashtu sikurse ishte destinacioni i fondeve. Mirëpo fakti që Veliaj dhe Rama kanë nga një forcë politike të cilën duhet ta ushqejnë me fondet të cilat akordohen për investime në interes të shoqërisë dhe civilizimit të të rinjve, e bën të pamundur që 7 miliardë lekë dhe 1.5 milionë dollarë të kthehen në kontribuuese të interesave të të rinjve. Mbushja e xhepave të Veliajt dhe Ramës, është më emergjente se mijëra të rinj që kanë nevojë për mbështetje. Këta dy masonë të pasuruar që jo vetëm zhvatin dhe vjedhin miliona euro fonde publike, ende s’janë përballur me organet kompetente, porsa kohë njëri djeg qëllimisht kompjuterin e financave çka e bën të pamundur mbledhjen e fakteve, veç referencave mediatike ndërsa tjetri fshihet pas postit të rëndësishëm të kryetarit të Bashkisë më të madhe në vend. Mos bërja transparente e burimeve që financojnë aktivitetin e Partisë Socialiste nga njëra protestë në tjetrën dhe se si u mbuluan shpenzimet e grevës së urisë, ku u gjetën paratë për ushqimin e tyre, pagesat që ata morën në këmbim të refuzimit të ushqimit etj,. janë çështje që deri tani s’kanë marrë asnjë përgjigje. E njëjta gjë vlen edhe për kreun e G99-ës. Financimi i lëvizjes, ndërtimi i vilës private, blerja e makinës tip “Pegueto”, modeli i fundit, s’kanë asnjë fakt domethënës se nga janë siguruar fondet. Këto dhe të tjera tregojnë qartë se aleanca e hajdutërisë së donacioneve që janë të destinuara për shoqërinë, duhet të marrë një ndëshkim ligjor të shpejtë, para se shumat marramendëse të parave të grabitura të venë në rrezik rendin ligjor dhe atë të drejtësisë në vend.
...