E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ku janë votat tona, nis protesta e emigrantëve shqiptarë në Athinë

Athinë, 1 dhjetor NOA Qindra emigrantë shqiptarë janë mbledhur sot rreth orës 18:00 para ndërtesës ku mbahet takimi i ministrave të Jashtëm në Athinë për të protestuar.

Ku janë votat tona dhe Berisha hajdut ishin disa slogane të përdorura nga emigrantët gjatë kësaj proteste e organizuar nga opozita.

Gjatë takimit të mbajtur sot nga ministrat e Jashtëm ka qenë i pranishëm edhe zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta i cili është përballur me protestën e bashkombësve të tij.

Protestuesit janë vendosur me pankarta përballë selisë se OSBE-se ku po zhvillohet mbledhja e Ministrave të Jashtëm.

Organizatorët e kësaj proteste, janë emigrante që punojnë në shtetin grek, të cilët u kanë dorëzuar të 45 Ministrave të Jashtëm një peticion.

k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›