Hapja e kutive të votimit, sot skadon ultimatumi i opozitës

Qeveria ka afat deri sot në mesditë për të pranuar kërkesën e opozitës për të bërë transparencën e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Kështu, sot skadon ultimatumi që partitë opozitare i kanë vënë mazhorancës për hapjen e kutive, si rruga e vetme për t'i kthyer legjitimitetin institucioneve të dala prej zgjedhjeve të përgjithshme, siç është Kuvendi dhe Qeveria. Socialistët nuk kanë bërë të ditura hapat e mëtejshme, që do të ndërmerren pas përfundimit të këtij afati kohor.
Ndërkohë që në datën 5 dhjetor përfundon gjithashtu edhe afati që drejtuesit vendorë, përfaqësues të PS-së, i kanë vënë sërish kryeministrit për t'u shprehur për kërkesat e tyre.
Ndërkohë që në datën 5 dhjetor përfundon gjithashtu edhe afati që drejtuesit vendorë, përfaqësues të PS-së, i kanë vënë sërish kryeministrit për t'u shprehur për kërkesat e tyre.