Meta Procesi i njohjeve te Kosoves do te jete i pandalshem
Zevendeskryeministri njekohesisht minister i Puneve te Jashtme Ilir Meta ka shprehur besimin se procesi i njohjes se pavaresise se Kosoves do te jete i pandalshem dhe se kete proces do ta ndihmoje dhe rezoluta e ndryshuar e Serbise. Nje deklarate te tille ministri Meta e ka bere gjate nje interviste dhene BBC Albanian. I pyetur nese ndryshimi i rezolutes serbe do te sjelle nje kosto ne dem te Kosoves Meta shprehu bindjen se Bashkimi Europian nuk do te ndermarre kurrsesi nje hap te tille. Sipas Metes negociatat e BE-se per ndryshimin e rezolutes serbe kane per qellim konsolidimin e shtetit te Kosoves dhe mosvenien ne diskutim te statusit dhe integritetit territorial te Kosoves. Me tej Meta duke iu referuar takimeve te shumta qe ka zhvilluar keto dite gjate qendrimit te tij ne Nju Jork ne prag te Samitit te OKB-se u shpreh i sigurt se procesi i njohjes se Kosoves do te njohe ritme te reja.
Zoti minister i Jashtem Meta po thuhet ne fakt se pothuajse eshte e sigurt se Serbia ka hequr dore nga pjesa ku kerkoheshin bisedime per statusin e Kosoves dhe ku do te paragjykohej vendimi ose opinioni i GJND-se. A eshte e mundur qe nje kompromis i tille te jete ofruar me nje kosto qe duhet ta paguaje Kosova Ndoshta ne bisedimet qe vijne
Absolutisht qe nuk besoj se Bashkimi Europian propozon nje alternative qe eshte ne dem te Kosoves. Perkundrazi gjithe kjo ndermarrje e jashtezakonshme per te pasur nje konsensus te 27 vendeve synon te ndihmoje konsolidimin e shtetit te Kosoves per te mos vene ne pikepyetje statusin e saj sovranitetin dhe integritetin e shtetit dhe natyrisht qe nxitjet per dialog synojne ato tema qe kane qene te njohura nga SHBA dhe BE qe kane te bejne me ceshtje te nje natyre praktike dhe konkrete qe permiresojne jeten e qytetareve te Kosoves.
Z. Meta ju aktualisht ndodheni ne Nju Jork. Ne baze te asaj qe po zhvillohet ose eshte zhvilluar sot cfare mund te pritet neser
Dy jane alternativat e para eshte qe te formalizohet dhe te procedohet me konsensusin. Ne kete rast natyrisht qe do te dominonte fryma e konsensusit dhe jo e votimit. Ndersa alternativa tjeter per te cilen ne vazhdojme te punojme dhe kemi kaq kohe qe po e bejme eshte ajo e rrezimit ne menyre teper bindese e rezolutes se Serbise ne rast se ajo do ti shmanget kompromisit me Bashkimin Europian.
Minister ju keni qendruar ne kuader te nje vizite edhe ne disa vende te tjera dhe ndodheni aktualisht ne Nju Jork. Po na vijne informacione se keni kerkuar nga ambasadoret e Organizates se Konferences Islamike qe ta njohin Kosoven. A mund te na thoni dicka me teper
Po natyrisht qe nje pjese e mire gati me teper se nje e treta e vendeve islamike e kane njohur Kosoven. Ne takimin qe une kam pasur dje me 57 ambasadoret e Organizates se Konferences Islamike kam paraqitur edhe nje here te gjitha ceshtjet per te cilat ne kontestojme dhe kerkojme votimin kunder miratimin te rezolutes dhe sigurisht qe kemi apeluar per te thelluar njohjet e te gjitha atyre vendeve te kesaj konference te cilat ende nuk e kane bere publike njohjen e shtetit te ri te Kosoves por qe une jam i bindur se kjo gje do te ndodhe shume shpejt.
Ju keni pasur merita edhe per njohjen qe i eshte bere Kosoves nga Hondurasi apo jo
Besoj se ky eshte nje proces qe do te vazhdoje. Gjate turit tim ne Ameriken Qendrore une kam marre garanci edhe nga vende te tjera per te votuar kunder rezolutes se Serbise por njekohesisht per te bere publike ne nje te ardhme te shpejte njohjet e tyre per Kosoven.
A keni pasur ndonje takim me ambasadorin e perhershem te Rusise ne OKB
Nuk kemi pasur nje takim te tille por kemi pasur takime te shumta me ambasadore te vendeve te tjera pervec takimit me ambasadoret e vendeve islamike kemi takuar ambasadoret e rajonit te Karaibeve. Dhe ne menyre te vecante kemi pasur takime koordinuese me ambasadoren amerikane Rosemary di Karlo ketu ne Nju Jork me ambasadorin e Britanise se Madhe ne OKB me ambasadorin e Frances Turqise dhe me ambasadore te tjere te vendeve me te cilat ne koordinojme ngushte perpjekjet tona per ceshtjen e Kosoves.
Nje pyetje e fundit. Kosova duke mos qene anetare e OKB-se e ka te veshtire edhe te jape kontributin e saj ne kete mekanizem shume te komplikuar nderkohe qe ju keni marre nje pjese ose nje barre qe ta kryeni nje pjese te punes duke lobuar per Kosoven. Me thoni nga informacionet qe ju keni a eshte Kosova ne rruge te mbare per te siguruar njohje te domosdoshme qe ndoshta brenda disa muajve te behet anetare e Kombeve te Bashkuara
Absolutisht qe Kosova eshte ne nje rruge shume pozitive sidomos pas vendimit te GJND-se. Jam teper i bindur qe shume shpejt procesi i njohjeve do te jete i pandalshem dhe jam i bindur se edhe ndryshimi i rezolutes serbe do ti sherbeje ketij procesi.
Marre nga BBC Albanian
10 Shtator 2010