Ku po shkojmë pas 11 Shtatorit?!
Megjithëse kanë kaluar mëse 5 vjet nga sulmet terroriste që tronditën Shtetet e Bashkuara, duket se ajo datë ka shënuar një start për terrorin botëror. E ndërsa ishin amerikanët që e pësuan fillimisht, ajo që rrodhi nga ky burim përmbyti më shumë vendet aziatike, afrikane dhe të Lindjes së Mesme. Ngjarjet e mëspashme u zhvilluan me të vërtetë në mënyrë shumë të çuditshme, pasi 11 Shtatori u duk sikur i dha një shtytje administratës amerikanë për të çuar më tej terrorin e ashtuaquajtur “Lufta për demokraci në Lindje të Mesme”. E nëse më 11 Shtator të vitit 2001, viqen 2.973 persona, ç’mund të thuhet për dhjetëra mijëra viktimat e rëna nga sulmet amerikane dhe aletatet e tyre në Irak, Afganistan, Liban etj.
Amerika pas kësaj datë që startoi një periudhë të re për historinë e ardhshme globale, nën maskën e mbrojtjes së vetvetes, futi në një udhëkryq të padalë mbarë botën. Vetë administrate amerikane, ndoshta në fillim nuk e kuptoi që nga kjo kanosje nuk mund të ishte as fitimtare dhe as jashtë rrezikut. Gjatë kësaj periudhe, Amerika dhe aleatët e saj, u përpoqën me të gjitha mënyrat që të impononin në mendjen e mbarë njerëzve termin “Terror Islamik”, ku dhe duket se deri diku kanë qenë të suksesshëm. Në mbarë mediat botërore filloi të flitet për një fe që nxiste terrorin, që në të vërtetë ishte krejt e kundërta. (Në Islam vrasja e një njeriu të pafajshëm llogaritet me vrasjen e mbarë njerëzimit).
Gjatë pesë viteve të fundit, ngjarjet terroiste nuk u pakësuar, por nga dita në dite kanosën normalitetin e jetës së kombeve të ndryshëm. Njerëzit tashmë filluan të krijojnë në kokën e tyre një imazh negative kundrejt Islamit dhe besimtarëve në këtë fe. U fillua perceptimi i ndryshëm i ngjarjeve. Sulmeve terroriste nuk u shpëtuan as vende të tjera si evropiane, ashtu edhe aziatike apo afrikane. Nuk mund të harrohen sulmet në Angli, Spanjë, Indonezi, Turqi etj. Por këta që mbajnë firmën e “Terrorit Islamik”, a krahasohen dhe si mund të krahasohen me skandalet dhe masakrat njerëzore që po ndodhin në Lindjen e Mesme? Amerika ia doli që të nxiste urrjetje dhe përçarje midis të “ashtuquajturve muslimanë” që gjënë më të lirë kanë jetën e njeriut. Vetëm 15 apo 20 dollarë kundrejt një jete njeriu. Kjo është ajo që të afron Iraku, Afganistani apo vendet e tjera që u përfshinë nën fushatën anglo-amerikane. Ata që i japin këtë epitet këij terrori, janë njerëz të drejtuar nga ish bashkëpunëtori i CIA’s amerikane Bin Laden apo te tjere si ky, që nuk ka as idenë më të vogël të besimit në këtë fe.
Megjithëse Bush i përdori sulmet e 11 Shtatorit si një shkak për të zbatuar politikat e tij, për tiu rikthyer sërish kryqëzatave të shekullit të XVI, duket se besimi i botës ndaj SHBA’së ka nje renie te theksuar. Dhe nuk mund të jetë ndryshe kur një lider i një superfuqie përpiqet ta kthejë botën në një shesh beteje. Sulmet e fundit nëpër vende të ndryshme, kanë qenë dëshmia më e mirë se përpjekjet e Bushit dhe aletaëve të tij për ti dhënë fund terrorit global, kanë dhënë të kundërtën e efektit të dëshiruar.
Bush u përpoq që botën islame ta shfaqte si një të vetme dhe si symbol të terrorit që i kanosej botës. Ndërkaq që sulmet e 11 Shtatorit dhe ata që u pasuan nën firmën e Al Kaidas, kësaj organizate që në thelb nuk përmban asnjë kriter islamik, bënë që edhe vetë muslimanët të ndiheshin të tmerruar dhe me ndjenjë faji, pasi ajo që po ndodhte, ishte cënimi dhe padrejtësia më e madhe që u bëhej atyre. Ajo që ata i besonin si diçka të shenjtë dhe të vërtetë, tashmë kishte filluar të tregohej si tmerr I njerëzimit.
Por që megjithë ngjarjet që vijuan gjatë këtyre viteve, nuk mund të lihen pa fajësuar edhe vetë vendet islamike. Nëse Irani nuk do të kishte lejuar një ofensivë të tillë të Amerikës drejt Lindjes së mesme, vendet aleate do ta kishin shumë të vështirë. Janë bërë muaj qe Amerika dhe aleatët e saj po përpiqen kundrejt përpjekjeve të Teheranit për programin bërthamor, por që kanë mbetur duar lidhur pasi janë në dijeni të fuqisë që ky vend zotëron. Për Iranin, një ndërhyrje amerikane në Irak, do ti jepte fund drejtimit të sunitëve që zotëronte dhe do të ishte një shtysë për shiitët që kishin mbetur pas dore. Dhe nëse e vëme re në këtë aspekt, shiitët tashmë janë fuqizuar jashtë mase dhe ndikimi I Iranit, popullsia e të cilit është me shumicë të tillë, eshte akoma më I madh.
Edhe pse kanë kaluar pesë vjet nga ky fillim i masakrave ndaj njerëzimit, përsa kohë që në drejtim të supërfuqive do të qëndrojnë persona të tillë si Bush, Blair etj, kjo luftë dhe kjo nismë nuk do të mbarojë kurrë.