E Diel, 1 Nëntor 2026

Ku ta degdisim Gaddafin SHBA kerkon mundesi ekzili per diktatorin

Edhe pas 40 vitesh ai nuk do te largohet me deshire nga pushteti. Per te mundesuar doreheqjen e tij po shqyrtohen mundesite e ekzilit ne vendet afrikane. New York Times raportoi para nje jave se SHBA po kerkon nje vend per te derguar Gaddafin ne ekzil megjithese ky i fundit nuk e ka kerkuar kete.

Vete pushtetmbajtesi libian Muammar Al-Gaddafi mban marredhenie te shkelqyera me shume shtete afrikane. Jo rastesisht themeloi ai Unionin Afrikan AU ne vendlindjen e tij Sirte. Shume pushtetmbajtes te tjere afrikane ai i ka ndihmuar te vijne ne pushtet. Per kete arsye mjaft shtete afrikane qendrojne ne krah te Libise qe nga koha e fillimit te konfliktit. Qe ne Mars Uganda ishte vendi i pare qe u diskutua per nje ekzil te mundshem te Gaddafit.

Henry Oryem Okello minister Shteti ne Ministrine e Jashtme te Ugandes e sheh ceshtjen ndryshe President Gaddafi nuk ka bere kerkese per azil. Nese e ben kete ne do ta shqyrtojme kerkesen e tij ashtu sic bejme me gjithe te tjeret. Uganda nuk ka debuar asnjehere refugjate dhe ne nuk shohim asnje arsye pse duhet te refuzojme Gaddafin nese ai kerkon azil.

Bildunterschrift Sulme te NATO-s kunder shtabit qendror te Gaddafit

Uganda - vendstrehim per Gaddafin

Para 30 vitesh Gaddafi ndihmoi presidentin Yoweri Museveni te vinte ne pushtet permes nje mbeshtetjeje masive. Ne Uganda Libia posedon nje sere firmash ne vlere disa miliarda nder to edhe Tropical Bank Laiko Lake Victoria Hotel dhe firmen e naftes Tamoil East Africa. Nderkohe qe edhe 2/3 e shoqerive telefonike te Ugandes i perkasin Libise. Ne Kampala nje rruge dhe nje xhami kane marre emrin e Gaddafit. Per vite me radhe marredheniet mes dy vendeve kane qene te shkelqyera. Vetem kur Museveni i kundershtoi planet e Gaddafit per krijimin e shteteve te bashkuara te Afrikes miqesia mes dy vendeve ka pesuar krisje te dukshme. Megjithate Uganda do te ishte nje vend ekzili per Gaddafin mendon gazetari dhe eksperti per Libine Beat Stauffer

Pasi Uganda eshte nje vend relativisht i stabilizuar ne kontekstin afrikan relativisht ne gjendje te mire ekonomike dhe sepse klani i Gaddafit ka aty investime ne vlere miliardash. Regjimi i Gaddafit ka ne dore nje mjet presioni kunder Ugandes ne rast nevoje madje ta detyroje per pranimin e tij.

Pavaresisht ketyre kushteve Uganda nuk eshte per Gaddafin nje vend i sigurte. Gjykata Nderkombetare ka nisur me kerkese te Keshillit te Sigurimit hetime kunder Gaddafit. Uganda eshte njeri nga nenshkruesit e konventes per Gjykaten Nderkombetare ne Hage dhe ofron madje njerin nga gjykatesit. Ne rast se ngrihet akuza per krime kunder njerezimit Uganda do te detyrohej ta ekstradonte Gaddafin.

Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Gadaffi dhe Omar al Bashir kane qene miq - Bashir megjithate refuzoi azilin per Gaddafin

Vende te tjera te mundshme per ekzil

Edhe vende te tjera afrikane mund ti ofronin azil Gaddafit. Sudani eshte njeri prej tyre. Ne rast ndjekjeje penale ne Sudan Gaddafi nuk duhej te kishte frike. Por presidenti Omar al Bashir i cili kerkohet me urdherarresti nderkombetar per krime lufte ka refuzuar paraprakisht nje kerkese te mundshme per azil.

Al Bashir Ne na interesojne mjaft lidhjet me popullin libian. Lidhjet mes krereve te shteteve jane shume me afatshkurtra dhe te perkohshme ndersa lidhjet mes popujve jane nje ceshtje shume e rendesishme. Prandaj Sudani nuk do ti ofroje Gaddafit ne keto kushte azil.

Cadi po ashtu ben pjese tek vendet qe mund ti ofronin azil Gadaffit. President Idriss Deby ka pasur shume te mira nga Gaddafi. Krahas mbeshtetjes financiare edhe nje marreveshje paqeje me Sudanin. Sipas raportimeve ne media garda republikane e Cadit lufton ne krah te Gaddafit gje qe dementohet nga qeveria e ketij vendi. Edhe disa vende jashte Afrikes si Venezuela Kuba dhe Nikaragua i kane bere oferta Gaddafit paraprakisht.

Besueshmeria e perendimit ne pikepyetje

Gazetari ne profesion te lire Beat Stauffer shikon ne keto spekulime ne media me shume nje strategji te SHBA-se. Spekulimet per vende te mundshme ekzili per Gaddafin dhe anetaret e familjes se tij jane sipas mendimit tim te ofruara nga Shtetet e Bashkuara me qellim qe Gaddafi te vihet ne nje fare menyre nen presion.

Ne rast se perendimi ia del te gjeje nje vend ekzili per Gaddafin qe e mbron ate nga nje procedim gjyqesor ne Gjykaten Nderkombetare atehere vihet ne pikepyetje besueshmeria e perendimit. Vete perendimi prej vitesh flet per ndjekje penale per personat qe akuzohen per gjenocid krime kunder njerezimit dhe krime lufte.

Autor Lina Hoffmann/Lindita Arapi

Redaktoi Esat Ahmeti

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›