Ku tia gjesh fillin hipokrizise
Nga fundi i viteve 70-te ose aty nga fillimi i viteve 80-te profesori i filozofise dhe linguistikes Asa Kasher mori fjalen per te diskutuar mbi ndryshimet mes qeverisjeve te drejtuara nga Laburistet dhe ato te Likud-it. Te paret qene hipokrite edhe pse kjo kishte dobite e saj. Ne fund te fundit hipokritet e dinin se ishin te shtrenguar te vepronin ne kete lsquosistem vlerash prandaj edhe ai vete i percmonte keto veprime. Komentet e Kasherit lene te vetekuptohet se qeverisjet laburiste ishin te vetedijshme se te sundosh nje popull pa deshiren e ketij te fundit perbente nje veprim te papranueshem. Ndersa kur flitet per Likud-in prof. Kasher u shpreh ne po ate fjalim se - me aq sa te vjen ne ndihme kujtesa para 30 vitesh ndash atyre nuk ua ndjen fare per sistemin e vlerave. E papranueshmja shnderrohet ne legjitime. Ne kete kuptim kryeministri Beniamin Netanjahu eshte shnderruar ne nje laburist te thekur per te aktruar rolin e lsquohipokritit nderkohe qe ministri i jashtem Avigdor Liberman eshte nje likudist i apdejtuar nisur nga percaktimet e perdorura nga prof.Kasher. Libermani eshte dikush qe e tregon qarte udhen qe duhet ndjekur nderkohe qe Netanjahu e mjegullon dhe e turbullon ne ate fare menyre sa aleateve te amerikaneve tu zbehet cdo lloj perparimi nderkohe qe popullata ne vend shpreson me kot te dale nga bataku i Mbreterise se Deja vu-ve.
Libermani jo-hipokriti eshte i vetedijshem kur thote se nuk do te kete nenshkrim per marreveshje paqeje madje edhe nga brezat qe do te vijne. Marreveshja per paqe nuk eshte nje kontrate biznesi. Ajo kerkon paraprakisht nje ndryshim rrenjesor te sistemit te vlerave qe nuk gjendet as edhe ne nje rrokje te fjalorit te shtetit te Izraelitqe nga ana e tij perdor mjeshterisht sistemin e standardeve te dyfishta. Popullates se ketij shteti nuk ia cek mendja se nje dite te bukur do tu duhet te heqin dore nga privilegjet qe u kane dhuruar qeverisjet ne radhe. Po kush e vret mendjen me gjate se keto privilegje lidhen me tjetersimin dhunimin e lirive njerezore te cilat rrezikojne qe i gjithe rajoni te perzhitet. Pak dite me pare Ministri i Shkences dhe Teknologjise Daniel Hershkowitz u intervistua ne emisionin e mengjesit te Radios se Ushtrise ne te cilin ai argumentonte se ishte e pamundur te zgjatej periudha e ngrirjes se ndertimeve te reja ne Bregun Perendimor persa kohe qe palestinezet vazhdojne te ndertojne.
Askush nuk mund te priste qe nga nje radio ushtarake te dilnin mendime ndryshe nga ato qe u degjuan si per shembull Qysh kur parimi i barazise na qenkerka kaq befasisht i rendesishem per lobet e ndertimeve perse valle banoret e Nablusit dhe Bregut Perendimor nuk mund te kene nje shtepi banimi ne Haifa ne Ashkelon apo ne Galilee nderkohe qe banoret e Haifa-s apo ata te kibutceve te Hazorea-s lejohen te ndertojne ne Lartesite e Nablusit ne Jeruzalemin Lindor Palestinez apo ne Silwa
Por intervistuesi nuk korrigjoi as edhe shtremberimet e fakteve si dhe nuk u beri me dije degjuesve se palestinezet nuk vene dot as edhe nje tulle pa lejen e autoriteve izraelite. Ne 62 te territorit te Bregut Perendimor qe eshte nen kontrollin teresor te Izraelit e njohur si Zona C Izraeli ka ngrire ndertimet palestineze qe prej kater dhjetevjecaresh. Le te hamendesojme per nje cast qe intervistuesi pavaresisht raporteve te panumerta gazetareske lidhur me kete ceshtje nuk eshte ne dijeni te fakteve se palestinezeve u ndalohen ndertimet e reja. Rritja e numerit te popullsise dhe nevoja per banesa te reja gjen shteg zbatimi vetem per hebrenjte. Ne Zonen C shkollat kopshtet dhe furnizimi me uje te pijshem vlejne vetem per hebrenjte. Tubacionet e ujit kalojne neper territoret palestineze nderkohe qe jane taposur per te mos u perdorur ne kete territor. Prandaj edhe toka eshte e zhuritur per nje pike uje pasi palestinezeve nuk u lejohet te shtaposin tubat e ujit qe kalojne permes territoreve te tyre. Izraeli nga ana e tij ka vendosur kuota te caktuara per perdorimin e ujit te pijshem qe nuk permbushin as edhe nevojat minimale te qenies njerezore. Ne mendesine e ketij shteti brenda kufijve virtuale eshte mese e thekur se dielli lind nga Lindja.
Nga pala amerikane do te duhej te ishte vene theksi tek evakuimi i ndertimeve me teper se te ngrirja e ndertimeve te reja per ti dhene realisht zgjidhje problemit. Por i gjithe territori eshte zaptuar nga ledhe ndarese ndash Ariel Givat Zeev Maaleh Adumim Eufrat dhe Bregun Perendimor ndash qe jane te gjitha vendbanime brenda territorit te marreveshjes. Po te ciles marreveshje valle Mes popullit demokratik te hebrenjve dhe evengjelisteve te krishtere sigurisht. Askujt nuk i shkon ndermend te bjere ne ujdi me banoret e qyteteve dhe provincave palestineze ku kane hedhur shtat ndertimet e reja. Miliona e miliona palestineze as nuk i llogarit kush. Nderkohe qe qindra e mijra libermane nese nuk jane me shume as nuk u ben syri drite per te rrasur mbi trup qyrkun e shtinjakut.
Autorja eshte gazetare dhe shkrimtare izraelite. Ka marre mes te tjerave cmimet Press Freedom Hero nga International Press Institute viti 2000 dhe UNESCO/Guillermo Cano World Press Freedom Prize ne vitin 2003