E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS te behet pjese e reformave jane te pamjaftueshme deklaratat mediatike

19-09-2010 / Gazeta 55

Reagon LSI-ja

Levizja Socialiste per Integrim i beri apel dje partise me te madhe ne opozite PS-se qe te behet pjese e korpusit te reformave ne kuader te integrimit evropian. Gjate nje deklarate per shtyp sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama tha se deklaratat e Rucit per gatishmerine e opozites per tu bere pjese e reformave mbeten ne suazen e atyre mediatike. Ai tha se PS duhet te tregoje shenje vullneti te mire per te vepruar ne menyre institucionale edhe per kerkesat e saj lidhur me zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te nje viti me pare.
Duke qene te vemendshem ndaj cdo zhvillimi pozitiv apo ndaj cdo lloj sjelljeje pozitive qe deshmon se forcat politike apo aktoret politike ne vend jane te gatshem te perfshihen ne teresine e reformave dhe ne menyre te vecante ne reformen zgjedhore e konsiderojme edhe qendrimin me te fundit te Partise Socialiste te artikuluar nga Sekretari i Pergjithshem i saj Gramoz Ruci nje shenje pozitive te vullnetit te mire per te vepruar ne menyre institucionale per te vepruar ne perputhje me kushtetuten dhe per te pritur verdiktin apo vendimin qe japin keto institucione te mund te japin dhe te fitin ne statusin e tyre verdikt ne lidhje me pretendimet e shfaqura prej kohesh dhe per shkak te te cilave PS ka qendruar deri tani jashte institucioneve pergjithesisht dhe jashte proceseve evropianizuese te vendit u shpreh ai.
Per sa i takon adresimit te problematikes se zgjedhjeve te kaluara tek institucionet e larta si Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias zyrtari i LSI-se tha se ky eshte nje shans i humbur per Partine Socialiste pasi nje aksion i tille mund te ishte ndermarre shume kohe me pare.
Komisioni i Venecias dhe Gjykata Kushtetuese te ishin investuar shume me heret. Do te ishte mire qe PS kete gje ta kishte bere shume me heret qe ne te mos ishim sot mbas tete muajsh ne kete realitet. Rruga drejt komisionit te Venecias eshte nje rruge e ofruar prej kohesh nga mazhoranca theksoi sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›