Ku u zhduk premtimi për heqjen e vizave me Amerikën? Apo edhe kjo si albanofobia
Ka disa ditë që kryeministri Sali Berisha nuk e përmend më heqjen e vizave me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Nuk është vështirë që të dallosh se të gjithë fjalimet e Berishës, kudo që shkon, janë njësoj, copy- paste.
Por ndryshe nga më parë, kur kryeministri deklaronte në fund të paragrafit kur flet për heqjen e vizave me BE-në edhe heqjen e vizave me SHBA, prej ditësh Berisha e ka hequr nga fjalimet e tij këtë premtim kryesor të fushatës së tij.
Ne jemi gratë dhe burrat, vajzat dhe djemtë që realizojnë ëndrrat tona, projektet tona. Ne sëbashku Shqipërinë e anëtarësuam në NATO, në aleancën më të madhe të lirisë së kohërave. Ne së bashku në këto pak vite, me punën përkushtimin tonë, me djersën seriozitetin tonë, ia dolëm të heqim vizat, të lëvizim të lirë në mbarë Europën, ia dolëm të firmosim me Europën kontratën historike stabilizim-asociimin, të meritojmë statusin e vendit kandidat, të bëjmë që ai që na bllokoi dhe mori peng për një vit, të dorëzohet më në fund, ti votojë ligjet. Statusi i kandidatit na pret gjatë muajve të ardhshëm, është paragrafi që përsërit Berisha kudo këto ditë.
Pasi u bë qesharak jo vetëm në sytë e shqiptarëve, por edhe në mediat e huaja, Berisha duket se ka vendosur të mos flasë për këtë çështje pasi ambasada amerikane i kujtoi se jemi shumë larg kësaj ambicie.
Apo mos ka ndodhur ndryshe, siç ndodhi në atë periudhë kur çdo ditë kryeministri përmendte albanofobinë dhe një ditë të bukur e zhduku nga fjalori i tij krejt papritur dhe nuk e përmend më?/ep