E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet festa për 22- vjetorin e PS-së. Nano: Kjo është festa e fundit e Ramës në PS

nanoPartia Socialiste nuk do organizojë një festë në Tiranë me rastin e 22- vjetorit të themelimit të saj. Shkaku është fushata zgjedhore. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, do të jetë në fushatë në Dibër, prej nga ku do të kujtojë edhe themelimin e forcës politike, që drejton aktualisht.

Ndërkohë ish- kryetari socialist, Fatos Nano, që kishte premtuar se do ishte aktiv në këtë fushatë, por që nuk është dukur askund, ka dhënë një mesazh për gazetën Panorama.

Nuk ka asnjë marrëdhënie midis meje dhe Ramës, por kjo është festa e fundit e Ramës në PS! tha Nano.

Kurse Servet Pëllumbi tha për GSH se fitorja e zgjedhjeve është edhe dhurata dhe urimi më i mirë për Partinë Socialiste./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›