Paralajmerimi i Rames ne tryezen me gazetaret
Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, paralajmeroi dy dite me pare nga qyteti i Durresit, se nese tryeza per zgjidhjen e krizes politike tek presidenti Bamir Topi, nuk do te jape rezultat, protestat do te jene akoma edhe me te medha. Rama tha se kjo eshte edhe arsye pse PS nuk e ka dhene daten e protestes me te madhe qe ka pare Shqiperia. Ai theksoi se PS eshte e gatshme qe te ulet ne tryeze, por jo te pergjumet, perkundrazi do te pergatitet per protesten e madhe ne rast se tryeza nuk do te jap rezultat. “Dhe nuk do te humbim asnje minute kohe dhe nuk do shtyjme asnje afat ne kuadrin e programit tone te percaktuar kohe me pare, per tu perballur me kete pushtet ne rast se ky pushtet nuk ka vullnetin per tu perballuar me te verteten e kutive te votimit”, tha kreu socialist. Ai beri te qarte se kompromis politik pa hapjen e kutive te votimit, nuk mund te kete. Sipas tij, kutite duhet te hapen dhe te behet transparence e plote dhe ne baze te asaj qe do dali nga kutite e votimit, PS do ti drejtohet organeve te drejtesise dhe do te kerkoje qe cdo person pergjegjes per deformimin te pergjigjet para organeve te drejtesise dhe do te vazhdojme luften tone demokratike ne parlament te ulur ne karriget e opozites.