Berisha-Rama, dialogu pritet ne mesjave
Rozeta Rapushi
Ne mesjave, pritet te realizohet tryeza e mundshme mes lidereve te dy forcave te medha politike, Kryeministrit Sali Berisha dhe kreut te opozites, Edi Rama. Pas gatishmerise se shprehur nga te dy palet kundershtare si mazhoranca dhe opozita per dialog, Presidenti Bamir Topi, nuk do te humbe kohe dhe nga dita e sotme, do te nise perpjekjet per negocim. Keshillimi i pare i kreut te shtetit, do te nise me faktorin nderkombetar, i cili ne nje rezolute te posacme, shprehu shqetesimin e tij per krizen politike ne Shqiperi dhe nevojen per zgjidhjen e menjehershme te saj. Topi do te konsultohet me Ambasadorin e Komisionit Evropian, Helmut Lohan si dhe ate te Spanjes, Emanuel Montobio, vendit qe ka Presidencen e radhes se Bashkimit Evropian. Ne kete takim, qe do te jete i treti brenda nje muaji mes presidentit dhe diplomateve, do te diskutohet hollesisht situata politike, ose kriza sic e vleresuan nderkombetaret dhe mundesite per organizimin e tryezes nga Topi per dalja nga ky ngerc politik. Pas ketij konsultimi ku do te diskutohen edhe detajet dhe modalitetet e mbajtjes se tryezes, takimet e vecanta do te vijojne mes Presidentit Bamir Topi dhe lidereve politike, Kryeministrit Sali Berisha dhe Kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama. Burime nga institucioni i presidences, bene te ditur per Gazeten “Koha Jone”, se pas ketyre konsultimeve, vetem ne mesjave, diten e enjte, pritet te realizohet tryeza mes dy lidereve politike. Nderkohe qe shqetesuese mbetet ende fakti, se para zhvillimit te kesaj tryeze, dy kampet kundershtare PD-PS, jane ende shume larg konsensusit per ceshtjen e hapjes se kutive te votimit. Kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar prere se eshte pro hetimit parlamentar te zgjedhjeve te 28 Qershorit, por jo per hapjen e kutive dhe numerimit te votave. Nderkohe qe si per kunderpergjigje, kreu i opozites, Edi Rama, theksoi se hetim te zgjedhjeve pa hapjen e kutive te votimit, nuk mund te kete. Madje Rama u shpreh dy dite me pare, se nese tryeza tek Presidenti Topi, per daljen nga kriza, do te deshtoje, atehere Partia Socialiste, do te vijoje protestat akoma edhe me masive ne te gjithe vendin. Per te gjetur nje te mesme mes ketyre dy deklaratave ekstreme, do te nderhyje edhe Presidenti Bamir Topi, i cili ka marre bekimin jo vetem te krereve politike por edhe te faktorit nderkombetar, te luaje rolin e negociatorit ne kete krize politike.
Cfare propozohet te behet per kalimin e krizes
1. Asambleja Parlamentare e Keshillit te Evropes, i referohet Rezolutes.... (2010), qe ka te beje ne menyre te drejtperdrejte me funksionimin e institucioneve demokratike ne Shqiperi, permes se ciles, disaprovon krizen politike dhe institucionale qe ka paralizuar politiken ne Shqiperi pas zgjedhjeve parlamentare te qershorit 2009, ku Partia Socialiste ne opozite bojkoton Parlamentin dhe konteston legjitimitetin e qeverisjes se Partise Demokratike.
2. Duke kujtuar se Keshilli i Evropes ka detyren statusore per te ndihmuar nje shtet anetar, i cili kerkon te tejkaloje nje krize te rende politike ne pikepamjen kushtetuese dhe demokratike, Asambleja rekomandon se Komiteti i Ministrave:
2.1 Te perfshihet ne menyre aktive, ne bashkepunim te ngushte me organizatat nderkombetare dhe perfaqesuesit diplomatike te vendeve anetare te Keshillit te Evropes ne terren (ne Shqiperi), ne kerkim te nje zgjidhjeje politike te kesaj krize dhe te mbeshtese perpjekjet per te mbledhur te gjitha partite politike ne nje tavoline bisedimesh.
2.2 Konsideron monitorimin e zhvillimeve ne Shqiperi, mundesisht duke perfshire kete ceshtje ne axhenden e Grupit te Raportereve per demokracine (GR-DEM), si nje mundesi per te propozuar cdo aksion tjeter te Komitetit te Ministrave, nese do te kerkohet sipas situates.
2.3 Angazhimin ne dialog me Asamblene per menyren se si Organizata mund te kontribuoje per nje zgjidhje te krizes aktuale.