E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuarteti i “shqetësuar” për situatën në Bregun Perëndimor

Kuarteti i Lindjes së Mesme “shprehu shqetësimin” mbi aktivitetin e vazhdueshëm në kolonitë në Bregun Perëndimor dhe i bëri thirrje Izraelit që të sjellë autorët para drejtësisë.

Grupi, që ndërmjetëson në procesin e paqes në Lindjen e Mesme, ku përfshhen Kombet e Bashkuara, Rusia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, e bëri këtë deklaratë pas një takimi në Uashington.

Kuarteti gjithashtu vuri në dukje përparimin e rëndësishëm mbi sigurinë të arritur nga ana e Autoritetit Palestinez në Bregun Perëndimor, dhe bëri thirrje për të përmirësuar rendin dhe ligjin, për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm, dhe nxitjen e urrejtjes.

Ai gjithashtu dënoi sulmet me raketa nga Gaza.

Egjipti ndërmjetësoi një armëpushim mes Izraelit dhe militantëve palestinezë më 13 mars, pasi që Izraeli vrau një militant palestinez më 9 mars, cka pat nxitur dhunë.

Palestinezët patën hedhur raketa drejt Izraelit, ndërsa ky i fundit qe kundërpërgjigjur me sulme nga aeroplanët luftarakë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›