Kuarteti kërkon rifillimin e bisedimeve izraelito-palestineze

Kuarteti i përbërë nga Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, reagoi pasi Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abas, paraqiti kërkesën për njohje dhe anëtarësim të Palestinës në Kombet e Bashkuara.
Bisedimet direkte me Izraelit dhe Palestinës ngecën në shtator të vitit 2010. Palestinezët hoqën dorë nga bisedimet në shenjë proteste ndaj ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor, rajon të pushtuar në luftën e vitit 1967.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, nguli këmbë dje në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, se konflikti nuk është tek ndërtimet porse palestinezët refuzojnë të njohin Izraelin si një shtet hebre./Start/F. Prroni/
2011-09-24 11:00