Ftohje e re marredheniesh mes SHBA dhe Pakistanit

Roli i Pakistanit ne luften kunder terrorit rralle here ka qene i qarte. Shpesh partner strategjik i Shteteve te Bashkuara ai akuzohej se mbeshtet terrorizmin ne Afganistan - por kurre zyrtarisht. Por tani shefi i pergjithshem i shtabit amerikan Mike Mullen e ka akuzuar sherbimin sekret pakistanez ISI se permes grupit Haqqani zhvillon nje lufte indirekte kunder Shteteve te Bashkuara dhe partnereve te tyre ne Afganistan.
Sherbimi i fshehte pakistanez duhet te zgjidhe lidhjet e tij te ngushta me grupin Haqqani dhe te heqe dore nga lufta kunder Shteteve te Bashkuara te Amerikes permes ketij grupi. Perndryshe nuk mund te arrijme sukses ne procesin e pergjithshem.
I ashtuquajturi rrjeti Haqqani eshte nje organizate terroriste-islamike e afert me al-Kaiden. Shtetet e Bashkuara bejne pergjegjes per nje numer te madh te sulmeve ne Afganistan grupin Haqqani qendra e te cilit ndodhet ne zonat fisnore te Pakistanit Perendimor ne Veziristan e Veriut. Midis te tjerash per sulmin kunder nje lagjeje diplomatike ne Kabul nje jave me pare. Deklaratat e bera nga Mullen tregojne se sa jane ftohur tani marredheniet midis Pakistanit dhe SHBA thote Rahimullah Yusufzai gazetar pakistanez.
Zyrtaret amerikane tani thone haptazi se Pakistani mbeshtet grupin Haqqani ne favorin e tij dhe se ata po ndihmojne talibanet dhe grupet kryengritese ne Afganistan. Une mendoj se marredheniet te cilat me pare nuk kane qene te mira ne te ardhmen do te perkeqesohen edhe me tej.
Pakistani eshte i varur nga SHBA
Pakistani eshte megjithate i varur nga mbeshtetja e SHBA-ve thote me tej Yusufzai. Ushtria pakistaneze merr miliarda ne ndihma nga Shtetet e Bashkuara. Vetem kohet e fundit kjo mbeshtetje eshte lidhur me kushte te reja. Per te marre me shume para Pakistani duhet te veproje me vendosmeri kunder grupit Haqqani vendosi nje komitet i senatit amerikan. Tallat Masud analist pakistanez per ceshtjet e mbrojtjes e konsideron kete hap nje pretekst per te mbuluar disa deshtime ne Afganistan. SHBA-te jane duke kerkuar nje justifikim thote ai.
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Protesta antiamerikane te pakistanezeve ne Multan 23.09.11
Ne duhet te kujtojme se amerikanet nuk kane pasur deri tani sukses te madh sidomos ne muajt e fundit. Sulmi disa dite ne lagjen diplomatike160 ne Afganistan ishte i turpshem per ta prandaj ata duan ta leshojne fajin diku.
Pakistani vazhdon ta shole veten si partner ne luften kunder terrorit thote Tallat Masud. Megjithate pakistanezet ndihen se nuk vleresohen per perpjekjet e tyre. Sulmet ne zonat kufitare te Pakistanit me Afganistanin hasin ne nje kundershtim te madh ne popullate. Edhe me operacion ushtarak kunder udheheqesit te Al-Kaides Bin Laden ne maj Pakistani reagoi me alergji. Ne qofte se SHBA veprojne tani perseri te pavarur ne Pakistan mund te kete pasoja te renda thote Rahimullah Yusufzai.
Ne qofte se amerikanet me te vertete zhvillojne operacione ushtarake kunder rrjetit Haqqani ne territoret fisnore pakistaneze atehere Pakistani nuk mund te beje asgje kunder kesaj. Por ne qofte se ata mendojne qe te pushtojne Vaziristanin e Veriut atehere mund te provokonin nje lufte.
Ne pjese te tera te popullsise ne Pakistan sundon nje qendrim antiamerikan. Popullsia e ndjen veten nen presion nga fajesimet e SHBA tha ministrja e Jashtme pakistaneze Hina Rabbani Khar ne nje interviste televizive me 23 shtator 2011. Ajo paralajmeroi SHBA se mund ta humbasin Pakistanin si aleat ne qofte se do te vazhdojne fajesime te tjera. Dhe ajo beri te qarte Ne qofte se SHBA duan te vazhdojne te luftojne terrorizmin ata nuk mund ta perballojne duke u armiqesuar me Pakistanin dhe njerezit e tij.
Autor Waslat Hasrat-Nazimi/Angjelina Verbica
Redaktoi Auron Dodi160
160
Angelina Verbica