E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kakavijë, policia greke kthen çiftin çam

Një çift të moshuarish, Sami dhe Luljana Bajo, janë rikthyer sot nga policia greke në pikën kufitare të Kakavijës në Gjirokastër.

Sipas dëshmive të çiftit, policia u ka deklaruar se ishin të padëshiruar në shtetin helen. Ky është rasti i përsëritur kur shqiptarë me origjinë çame kthehen mbrapsht vetëm për shkak të origjinës së tyre.

Sapo policia grek vë re që në pasaportat e shtetasve shqiptarë është shënuar vendlindja në fshatrat e Çamërisë, ata kthehen mbrapsht. Deri më tani nuk ka asnjë reagim zyrtar nga autoritetet greke, ndërsa ministri i Brendshëm shqiptar, Bujar Nishani i shprehu shqetësimin kryepolicit greke gjatë një vizite në Tiranë ditë më parë. /S.LL/Start/

                                                                                             2011-09-24 11:46
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›