E Shtunë, 31 Tetor 2026

Schauble: Greqia të zbatojë marrëveshjen e korrikut

"Nuk ka kuptim të spekulohet mbi etapat e ardhshme", deklaroi ministri, i pyetur rreth krizës në zonën euro dhe zërave për falimentim të afërt të Greqisë. Me tej ai theksoi se"është e rëndësishme të vihen në zbatim me seriozitetin më të madh vendimet e marra në korrik".
 
Schauble përsëriti gjithashtu nevojën e luftës kundër deficiteve dhe kufizimet në buxhet, ndërkohë që disa vende, ndër të cilat Shtetet e Bashkuara, i bëjnë presion Gjermanisë të bëjë më tepër për nxitjen e rritjes ekonomike.

"Është më e rëndësishme të luftohet kundër shkaqeve reale të krizës dhe këto shkaqe janë deficitet e larta", u shpreh Schauble. "Sigurisht nuk mund të luftoni krizën duke rritur shkaqet e saj", shtoi ai. /Start/

                                                                                             2011-09-24 11:05
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›