Kuba do të lirojë 3 mijë të burgosur

Qeveria e Kubës ka njoftuar për lirimin e 3 mijë të burgosurve në ditët e ardhshme. Në fjalimin e tij para parlamentit, kreu i shtetit kuban, Raul Castro, u shpreh se amnistia prek të burgosurit mbi moshën 60 vjeç, si edhe gra dhe djem të rinj.
Po ashtu do të lirohen edhe 86 të burgosur politikë dhe 86 të huaj. Castro përmendi si arsye për këtë amnisti vizitën e Papa Benedictit XVI. vitin e ardhshëm në Kubë, lutjet e përfaqësuesve të kishave të krishtere, si edhe të anëtarëve të familjeve.
Kreu i shtetit kuban përforcoi vullnetin e qeverisë së tij për të liruar kufizimet e udhëtimit për kubanët, por reformat do të bëhen hap pas hapi, theksoi ai.