Operohet Princi Philip

Buckingham Palace, tha se Princi Philip, 90 vjeçar, u dërgua nga Sandringhami për në njësinë e zemrës të spitalit Papworth në Kembrixh të premten, pasi ka pasur dhimbje në gjoks.
Sipas kësaj deklarate, Princ Philip, i cili është i njohur edhe si Duka i Edinburgut, është gjetur se ka një arterie të bllokuar dhe i është vënë një stendë.
Stenda është një tub i vogël që futet në një enë gjaku për ta mbajtur atë të hapur dhe për të parandaluar bllokimet.
Buckingham Palace tha se Princ Philip pritet të qëndrojë në spital "për një periudhë të shkurtër".
Princi Philip, i cili shihet si një figurë me ndikim në Shtëpinë Windsor, u martua në vitin 1947 me mbretëreshën dhe ata kanë katër fëmijë, duke përfshirë edhe trashëgimtarin e fronit, Princ Charlesin.