"Java e fundit e dhjetorit, vendimtare per cmimet" Luljeta Ndoka
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, e ka vleresuar ecurine e deritanishme me cmimet e ushqimeve, por ka deklaruar se java e fundit e dhjetorit do te jete vendimtare per te pare nese Bashkia e Tiranes ia ka dale ne kete pike apo ka deshtuar. "Mund te themi se deri me sot, ia kemi dale, fale ndergjegjesimit te tregtareve dhe te konsumatoreve te Tiranes dhe fale pranise se shtuar dhe komunikimit te shtuar nga bashkia dhe drejtorite e bashkise, me te gjithe faktoret, edhe me konsumatoret, edhe me tregtaret. Natyrisht, suksesi i deritanishem eshte inkurajues dhe java ne te cilen po futemi eshte vendimtare, per te pare nese kjo perqasje ka dhene sukses te plote", u shpreh kryebashkiaku Basha, i cili inspektoi nga afer tregun e ish-Uzines Dinamo dhe "Avni Rustemi". Ai shprehu besimin se ky reflektim i tregtareve do te vazhdoje deri ne fund te dhjetorit dhe qe cmimet do te mbeten ne kuadrin e cmimeve normale. Basha shprehu gatishmerine e stafit qe ai drejton, per nje prani te dyfishuar ne te gjithe tregjet, nga mengjesi deri ne darke, te te gjithe niveleve, ne menyre qe qytetaret e Tiranes te mos kene rritjen e cmimit kete vit. "Duhet ta mbyllim nje kapitull turpi unik ne rajon e per te hapur nje kapitull te nje marredhenie te re, midis konsumatorit dhe tregtarit, midis Bashkise se Tiranes, tregjeve dhe konsumatoreve te Tiranes", tha Basha. "Per kete jemi te angazhuar, deri tani kemi pasur sukses. Kjo tregon se perqasja funksionon dhe se kur interesohemi per problemet e qytetarit te gjithe sebashku, keto probleme mund te kene zgjidhje. Edhe ato, per te cilat nuk eshte dhene zgjidhje per vite, kjo eshte rruga e duhur per t'i zgjidhur dhe shume probleme te tjera qe na presin", u shpreh ai. Sa i perket informalitetit ne tregje, kryebashkiaku u shpreh se ky fenomen eshte nje forme e demtimit te konkurrences. "Ne do t'i futemi punes per te licencuar te gjithe tregtaret qe e kerkojne kete licencim, por natyrisht informaliteti nuk do te tolerohet", premtoi ai.