E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pal Sarkozy mohon akuzat e Erdoganit

Babai i presidentit të Francës Nicolas Sarkozy, Pal Sarkozy, ka hedhur poshtë akuzat që kanë arritur në adresë të tij nga Turqia, në kuadër të grindjes për gjenocidin kundër armenëve. “Unë nuk kam qenë kurrë në Algjeri”, deklaroi Pal Sarkozy.

Ai reagoi në këtë mënyrë ndaj akuzave të kryeministrit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili akuzoi Francën për “gjenocid” në Algjeri.

Erdogan kishte deklaruar se në vitet e 40-ta babai i Sarkozysë ka qenë në Algjeri, në kuadër të Legjionit të të Huajve dhe se “ai duhet të jetë në gjendje që t’i rrëfejë të birit të tij për masakrat që janë kryer atje”.

“Deklaratat e Erdoganit janë qesharake”, deklaroi Pal Sarkozy.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›