Kuba do të lirojë të burgosurit politikë
Zoti Moratinos tha se presidenti kuban Raul Castro e kishte siguruar atë gjatë një vizite, se familjet e të burgosurve gjithashtu do të lejohen të shkojnë në Spanjë.
Fillimisht priten të lirohen pesë prej të burgosurve ndërsa të tjerët do të lirohen gjatë muajve të ardhshëm.
Zoti Moratinos tha se kjo tregonte se ka nisur 'një epokë e re për Kubën'.
Një aktivist për të drejtat e njeriut në Kubë, Elizardo Sanchez, tha se lirimi i disidentëve duhet të ishte pa kushte.Dhe ata nuk duhet të dëbohen nga Kuba.
Vendimi i Kubës për të liruar të burgosurit politikë u morr pas bisedimeve në Havanë mes zyrtarëve kubane, atyre spanjollë dhe Kishës Katolike.
Qeveria kubane ka qenë nën presion për të liruar të burgosurit politikë që kur një disident vdiq pasi zhvilloi një grevë urie, një tjetër mendohet të jetë në prag të vdekjes.
Kuba gjithnjë e ka kundërshtuar faktin se mban të burgosur politik, duke i quajtur të burgosurit mercenarë të paguar të Amerikës që duan te minojnë qeverinë kubane, thotë Michael Voss-i i BBC-së në Havanë./bbc/start/