Parlamenti Evropian miraton rezolutën për Shqipërinë
Amendamentet kryesore të socialdemokratëve u miratuan edhe me konsensusin e të djathtëve, ndërsa ndryshimet e kërkuar nga radikalët që kërkonin ndërprerje të procesit integrues dhe bllokimin e liberalizimit të vizave u rrëzuan.
Në rezolutë theksohet se integrimi i Shqipërisë është i lidhur ngushtësisht me kapërcimin e krizës politike. ”Qeveria dhe opozita shqiptare duhet të kuptojnë se kapërcimi i mosmarrëveshjeve aktuale është kyç për progresin e vendit drejt integrimit në BE dhe për aspiratat e mëtejshme evropiane të shqiptarëve. Përsëriten konkluzionet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm se është momenti final për gjetjen e zgjidhjes së krizës aktuale politike, dhe është përgjegjësi e qeverisë shqiptare së bashku me opozitën për të gjetur siç duhet, në mënyre transparente dhe në respekt të plotë me kushtetutën shqiptare, zgjidhjet e nevojshme për rrugën e vendit drejt BE-së”, thuhet në një amendament të rezolutës.
Gjithashtu, rezoluta e PE-së kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit, ku shumica dhe kryetari të jenë nga shumica. Në kompromis me eurodeputeten Doris Pak, socialdemokrati Libor Roucek, pranoi te hiqte termin "të gjitha", duke lënë si përcaktim "hetimin e materialeve zgjedhore" nga ky komision hetimor.
Mbi liberalizimin e vizave, rezoluta për Shqipërinë vlerëson: “Mirëpritet mbështetja ndërpartiake për liberalizimin e vizave, shprehur në rezolutën e parlamentit shqiptar të 11 marsit 2010. Mirëpritet propozimi legjislativ i komisionit , dhe i bëhet thirrje Komisionit që të kontrollojë se kriteret e mbetura plotësohen në muajt e ardhshëm, me synim të qartësimit të mënyrës për Këshillin dhe Parlamentin për të miratuar heqjen e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë në fund të vitit 2010”.