E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuba pergatitje per 85-vjetorin e Fidel Kastros

Për 5 ditë me radhë, rrugët e Havanës, kryeqytetit të Kubës, do të mirëpresin evente artistike për të festuar 85 vjetorin e Fidel Kastros, i cili vazhdon të jetë personazhi kryesor i ishullit pavarësisht moshës dhe gjendjes shëndetësore.

“Do të jetë një homazh për jetën e një burri, e një populli dhe të Revolucionit që i dhuroi dinjitet, sovranitet dhe solidaritet historisë së njerëzimit”, u shpreh Alfredo Vera, drejtori i fondacionit që do të merret me organizimin e eventeve.

Fidel Kastro ka lindur më 13 gusht të vitit 1926 dhe ka qenë president I Kubës nga viti 1976 deri në 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›