E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zyrtare, marrëveshja mes PDK – AKR-së

PDK e AKR arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët. Këtë e ka konfirmuar edhe zyrtarisht Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një deklarate për shtyp. Në deklaratë thuhet se marrëveshja është arritur pas një takimit të Hashim Thaçit dhe Behxhet Pacollit, të cilët kanë fuqizuar dhe riformuluar marrëveshjen për partneritetit qeverisës.
 

“Të dyja palët kanë harmonizuar pikat e përbashkëta programore për mandatin qeverisës dhe kanë përcaktuar përgjegjësitë e secilit subjekt si dhe anëtar të qeverisë. Gjatë takimit është arritur pajtueshmëri që të themelohet Ministria për Diasporë, e cila do të udhëhiqet nga përfaqësuesi i KKR –së dhe që brenda një afati të nevojshëm kohor KKR do të drejtojë edhe një ministri”, thuhet në deklaratë.
 

Partnerët e koalicionit kanë rënë në një marrëveshje që të bashkëpunojnë në implementimin e programit qeveritar dhe politikave të përbashkëta programore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›