Maqedoni, qytetarët kundër përdorimit të energjisë bërthamore

Shumica e qytetarëve të Maqedonisë janë kundër përdorimit të energjisë bërthamore si një mënyrë për prodhimin e energjisë elektrike. Këtë rezultat e ka treguar një anketë e realizuar së fundmi në vend.
Kundër energjisë bërthamore u deklaruan 71 për qind e të anketuarve, 19 për qind e përkrahin, ndërsa 10 për qind nuk kanë mendim konkret për këtë.