Kubë, Papa Benedikti i jep fund vizitës me një meshë të hapur
KUBE - Papa Benedikti XVI dënoi embargon 50-vjeçare të Shteteve të Bashkuara ndaj Kubës, duke thënë se masa të tilla rëndojnë pa të drejtë mbi popullin kuban.
Papa e bëri këtë deklaratë në përfundim të vizitës së tij tre ditore në Kubë, e para e një Pape në ishullin komunist.
Dje më herët, Papa Benedikti u takua me ish-udhëheqësin e Kubës, Fidel Kastro. Ai mbajti edhe një meshë po dje në Sheshin e Revolucionit në Havanë, në praninë e dhjetëra mijëra kubanëve.
Papa e përdori fjalimin për të vlerësuar hapat e ndërmarra në Kubë për të përmirësuar gjendjen e lirive fetare, por ai tha se duhet bërë më shumë.
Ati i shenjtë paralajmëroi gjithashtu kundër fanatizmit dhe tha se njerëzit nuk duhet t’ua imponojnë të tjerëve të vërtetën e tyre të Krishtërimit.
(er.nu/voa/BalkanWeb)