“BBA5”, Klaudia dhe Erioni puthen për cigare
TIRANE – Erioni dhe Klaudia u puthën për herë të parë në shtëpinë e “Big Brother”, por vetëm në kuadër të një prove.
Erioni ishte i pari që ngriti telefonin e surprizave në “Big Brother”. Pak minuta më vonë Vëllai i Madh i komunikoi mundësinë për të fituar 6 cigare, nëse realizonte 6 puthje të ndryshme me njërën nga vajzat e shtëpisë.
Erioni zgjodhi Klaudian për të kaluar provën dhe të dy realizuan me sukses një puthje e shpejtë, një puthje me qepalla, puthje me hundë, puthje me buzët e mbyllura dhe e fundit puthje franceze.
Gjatë kohës që të rinjtë putheshin, pjesa tjetër e banorëve ngacmonin Klaudian dhe Erionin, pasi ata dhe publiku kanë supozuar gjithmonë se midis tyre ka një ndjenjë.
Pas realizimit të provës, Erioni fitoi 6 cigare të cilat, sipas rregullave të vendosura nga produksioni, i ndau me vetëm me Klaudian.
(er.nu/BalkanWeb)