E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubë, festohet ditëlindja e Fidel Kastros

Kuba feston të shtunën ditëlindjen e 85-të të ish-udhëheqësit Fidel Kastro dhe ceremonia kryesore është mbajtur në Havana.

Muzikantë nga disa vende të Amerikës Latine kanë performuar në skenat e koncerteve të organizuara pikërisht me këtë rast, edhe pse në ceremoninë kryesore festive, ka munguar ish-udhëheqësi i vendit dhe vëllai i tij Raul Kastro, i cili tani drejton vendin. Fidel Kastro për shkak të problemeve shëndetësore në vitin 2006 pushtetin ia ka dorëzuar vëllait të tij. Që nga ajo kohë, Fidel Kastro shumë rrallë është paraqitur në publik. Së fundmi, ai është paraqitur në kongresin e Partisë Komuniste në muajin prill.

Më herët mediat kishin raportuar se për 5 ditë me radhë, rrugët e Havanës, kryeqytetit të Kubës, do të mirëpresin evente artistike për të festuar 85 vjetorin e Fidel Kastros, i cili vazhdon të jetë personazhi kryesor i ishullit pavarësisht moshës dhe gjendjes shëndetësore. “Do të jetë një homazh për jetën e një burri, e një populli dhe të Revolucionit që i dhuroi dinjitet, sovranitet dhe solidaritet historisë së njerëzimit”, u shpreh Alfredo Vera, drejtori i fondacionit që do të merret me organizimin e eventeve. Fidel Kastro ka lindur më 13 gusht të vitit 1926 dhe ka qenë president I Kubës nga viti 1976 deri në 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›