United nuk lëshon rast, fiton në nisje

Atë që nuk e bëri Chelsea, Arsenali e Liverpooli, e bën Manchesteri në nisje të Premier League. Kampionët e Anglisë, United kanë fituar si mysafir kundër West Bromëich me rezultatin 1-2.
Golin për Djajtë e Kuq i shënoi Rooney në minutën e 13-të, ndërsa në pjesën e parë barazuan vendasit në minutën e 37 përmes Long.
Të kuqtë u kthyen furishëm në pjesën e dytë, dhe në minutën e 81 ishte blerja e re e këtij sezoni, Young ai që kaloi në epërsi Manchester United. Ky ishte edhe rezultati final.