E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubica ben patriotin: Pole per Polonine

"Po mendoj per vete dhe per vendin tim, jam i lumtur per kete pole". Fluturon nga gezimi piloti polak i BMW, Robert Kubica qe ka arritur dje pole-position e pare ne karriere ne CM te Bahrejnit, rezultat historik edhe per skuadren e tij. "Pas rezultateve te mira te se premtes, shpjegon Kubica ne konferencen per shtyp, beme nje set-up mjaft te mire. Kontrollova ne maksimum veturen dhe gjithcka shkoi mire. Behet fjale per nje rezultat fantastik". Felipe Masa ndaloi te me e bukura. Pasi dominoi provat e lira te se premtes dhe dy raundet e para te kualifikimeve, ferraristit ne fund i duhet te kenaqet me vendin e dyte, kur dukej se e kishte ne xhep vendin e pare. Braziliani eshte i lumtur me faktin qe Ferrari i tij eshte ne forme te mire. Isha gjithmone i shpejte, shenova gjithmone kohet me te mira. Mekat. Megjithate, F2008 eshte e mrekullueshme, presim nje gare te madhe neser (sot)". Ljuis Hemilton, pa u ndjere eshte ne vend te trete. Pas aksidentit te pardjeshem, anglezi i McLaren ka rikuperuar terren dhe sot do te kerkoje te mberthehet pas dy te pareve. "Ritmi duket se eshte rritur, por jam i kenaqur per makinen. Nuk duhet te nderrojme asgje neser (sot), makina eshte ok dhe kemi marre nje rezultat te mire. E imja ishte nje xhiro e pranueshme, jo perfekte, por tani kemi disa ore te studiojme se si do ta fitojme garen".

J.Selimi

Nisja ne Cmimin e Madh te Bahreinit

1 Robert Kubica Pol BMW Sauber

2 Felipe Masa Bra Ferrari

3 Ljuis Hemilton BM McLaren

4 Kimi Raikonen Fin Ferrari

5 Heiki Kovalainen Fin McLaren

6 Nik Heidfild Ger BMW Sauber

7 Jarno Truli Ita Toyota

8 Niko Rosberg Ger Williams

9 Xhenson Baton BM Honda

10 Fernando Alonso Spa Renault


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›